miarroba
FOUR SPIRITUAL LAWS( TURKISH)2

 

Tani që ke pranuar Jezuin

Kur pranove Jezuin me besim si shprehje e vullnetit personal, ndodhën shumë gjëra. Disa nga ato janë:

  1. Jezui hyri në jetën tënde (Apokalipsi 3:20; Kolosianëve 1:27).
  2. Mëkatet t'u falën (Kolosianëve 1:14).
  3. U bëre fëmijë i Perëndisë (Gjoni 1:12).
  4. T'u dha jeta e përjetshme (Gjoni 5:24).
  5. Fillove të zbulosh planin e madh që ka Perëndia për jetën tënde (Gjoni 10:10; 2 Korintasve 5:17; 1 Selanikasve 5:18).

A ka gjë më të mrekullueshme se sa pranimi i Jezuit si Zot? A dëshiron ta falënderosh Perëndinë përmes lutjes për atë që ka bërë për ty? Duke e falënderuar ti shpreh besimin tënd

. Të shijosh kënaqësinë e jetës së re bashkë me...


Sugjerime për rritjen shpirtërore

Rritja shpirtërore është rezultati i besimit te Jezui. "I drejti do të rrojë me anë të besimit" (Galatasve 3: 11). Një jetë e mbushur me besim tek Jezui do të të bëjë t'i besosh Perëndisë gjithnjë e më shumë, të mbështetesh tek Ai për çdo detaj të jetës tënde dhe të praktikosh hapat e rritjes si më poshtë:

  • R
    Referoju Fjalës së Perëndisë, lexoje atë çdo ditë (Veprat 17:11). Fillo me Ungjillin sipas Gjonit.
  • R
    Rehatuesi-Lejo Shpirtin e Shenjtë të të udhëheqë dhe të të japë fuqi për jetën dhe dëshminë tënde të përditshme (Galatasve 5:16,17; Veprat 1:8).
  • I
    I beso Perëndisë për çdo detaj të jetës tënde (1 Pjetrit 5:7).
  • T
    Tregoju të tjerëve për Jezuin përmes jetës dhe fjalëve të tua (Mateu 4:19; Gjoni 15:8).
  • J
    Jepju Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme duke iu bindur Fjalës së Tij (Gjoni 14:21).
  • A
    Afrohu çdo ditë tek Perëndia duke iu lutur Atij (Gjoni 15:7).

Miqësia me besimtarë të tjarë:

Fjala e Perëndisë na këshillon që të mos harrojmë të mblidhemi së bashku' (Hebrenjve 10:25). Kur janë shumë trungje bashkë ato digjen fare mirë, por po ta veçojmë një nga trungjet ai shpejt do të shuhet. E njëjta gjë ndodh edhe në marrëdhënien tënde me besimtarë të tjerë. Nëse nuk je pjesëtar i ndoujë bashkësie, mos prit të të ftojnë. Merre vetë inicativën; tako pastorin e një bashkësie të krishterë ku nderohet Krishti dbe predikohet Fjala e Tij. Fillo të shkosh që këtë javë dhe bëhu pjesëtar i rregullt i saj.

Materiale té veçanta për rritje në besim

Nëse arrite ta njohësh Krishtin përmes këtij prezantimi të ungjillit, na shkruaj për materiale të tjera që do të të ndihmojnë të rritesh në besim.

Për më shumé informacion na shkruaj në adresën:

Instituti Jeta e Re, K.P. 2420/1, Tirana, Albania; ose,
Instituti Jeta e Re. c/o New Life-Eastern Europe. lfjúság útja. 11, H-2049 Diósd, Hungary

000
Acerca deFoto de fb@100004769970698

fb@100004769970698

Hombre, 60 años

Chile

2025
2024
2023