miarroba
FOUR SPIRITUAL LAWS( TURKISH)

 

4. NE DUHET PERSONALISHT TA PRANOJMË JEZU KRISHTlN Sl SHPËTIMTAR DHE ZOT E ATËHERË MUND TË NJOHIM DHE TË PËRJETOJMË DASHURINË QË PERËNDIA KA PËR NE DHE PLANIN QË Al KA PËR JETËN TONË.

Duhet ta pranojmë Jezu Krishtin

"Megjithatë, disa e pranuan dhe besuan në të. Ai u dha atyre të drejtën të bëheshin fëmijë të Perëndisë" (Gjoni 1:12).

Jezuin e pranojmë përmes besimit

"Në të vërtetë, vetëm me mëshirë jeni të shpëtuar. Vetvetiu nuk mund të bëni asgjë veçse ta pranoni me besim atë që Perëndia bëri për ju. Shpëtimin tuaj nuk e meritoni, por ai është dhuratë e Perëndisë. Askush nuk mund të mburret para Perëndisë për atë që ka arritur..." (Efesianëve 2:8-9).

Kur pranojmë Jezuin, fillojmë një jetë të re.

(Lexo Gjonin 3:1-8)

Jezu Krishtin e pranojmë me ftesë personale

(Jezui thotë) "Unë qëndroj para derës dhe trokas: kush e dëgjon zërin tim dhe e hap derën, do të hyj tek ai', (Apokalipsi 3:20).

Të pranojmë Jezuin do të thotë që nga rruga e mëkatit të kthehemi (pendohemi) tek Perëndia, ta ftojmë atë në jetën tonë që të na i falë mëkatet dhe që të na bëjë ashtu siç dëshiron Ai të jemi. Nuk mjafton që vetëm ta pranojmë intelektualisht që Jezui është Biri i Perëndisë dhe se Ai vdiq në kryq për ne; nuk mjafton as përjetimi emocional. Por duhet ta pranojmë Atë përmes besimit, si vepër të vullnetit personal. Këto dy rrathe parapesin dy jetë të ndryshme:

 

alb 3


Që tani mund ta pranosh Jezuin me besim përmes lutjes
(Lutja është bisedë me Perëndinë)

Perëndia ta njeh zemrën dhe më shumë se fjalët dëgjon atë që të thotë zemra. Besimin tënd mund ta shprehësh me një lutje si kjo:

"Zoti Jezu, kam nevojë për Ty. Faleminderit që ke dhënë jetën për mua në kryq. Unë e hap zemrën time dhe të pranoj si Shpëtimtarin dhe Zotin tim. Faleminderit që m'I fale mëkatet dhe që më dhe jetën e përjetshme. Ulu në fronin ejetës sime dhe udhëhiqe atë, Më ndihmo që të bëhem ashtu siç dëshiron Ti të jem."

A shpreh kjo lutje dëshirën e zemrës tënde?

Nëse po, në këtë çast mund të lutesh kështu dhe ashtu siç ka premtuar, Jezui do të hyjë në jetën tënde.


Si mund ta dish që Jezui është në jetën tënde tani

A e pranove Jezuin në jetën tënde? Sipas premtimit të dhënë në librin e Apokalipsit 3:20, ku është Ai tani në lidhje me ty? Jezui ka thënë se do të hyjë në jetën tënde. A do të të kishte gënjyer Ai? Si mund ta dish me siguri se Perëndia i është përgjigjur lutjes tënde? (Përmes besimit në Perëndinë dhe Fjalën e Tij.)

Bibla u premton jetën e përjetshme të gjithë atyre që pranojnë Jezuin

"Kjo dëshmi thotë: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe këtë jetë e marrim me anë të Birit të Tij. Kush e ka Birin e Perëndisë, ka edhe jetën. Kush nuk e ka Birin, nuk e ka as jetën. Po ju shkruaj që ta dini se jetën e përjetshme e keni sepse besoni në Birin e Perëndisë" (1 Gjoni 5:11-13).

 Falënderoje shpesh Perëndinë që Jezui është në jetën tënde dhe që Ai kurrë nuk do të largohet prej teje (Hebrenjve 13:5). Sipas premtimit të Tij, mund ta dish se Jezui jeton në ty. Ai ta dha jetën e përjetshme në çastin kur e ftove Atë në jetën tënde. Ai kurrë nuk do të të mashtrojë.

Edhe diçka tjetër që është me rëndësi për t'u mbajtur mend...


Mos u mbështet tek ndjenjat

Premtimi i Fjalës së Perëndisë, Biblës, është autoriteti ynë, dhe jo ndjenjat tona. Besimtari në Jezu Krisht jeton përmes besimit në karakterin e vetë Perëndisë dhe në vërtetësinë e Fjalës së Tij. Ky diagram në formën e trenit ilustron lidhjen ndërmjet faktit (Perëndia dhe Fjala e Tij), besimit, (besimi në Perëndinë dhe në Fjalën e Tij) dhe ndjenjave (që janë rezultati i besimit dhe bindjes ndaj Tij).

alb 4

Treni tërhiqet prej lokomotivës dhe jo prej vagonit të fundit. Vagoni i mesit mban lëndën djegëse që dubet hedhur në lokomotivë, përndryshe treni nuk do të ecë. Në të njëjtën mënyrë, ne si besimtarë nuk mbështetemi në ndjenjat dhe emocionet tona, por në vetë Perëndinë dhe premtimet përmes Fjalës së Tij. (Gjoni 14:21)



 

000
Acerca deFoto de fb@100004769970698

fb@100004769970698

Hombre, 60 años

Chile

2025
2024
2023